Zef Ndrejaj, Kandidati për deputet me numrin 45 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje po merr mbështetje në çdo cep të Kosovës.
Ai po zhvillon takime me qytetarë, duke prezantuar vizionin e tij si dhe programin e VV-së për 4 vitet e ardhshme.
Sot bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca ishin në disa pjesë të Rrafshit të Dukagjinit.
“Nga zemra e Luginës së Drinit, Klina dhe Istogu, aty ku rrjedhin vlerat e forta të këtij vendi, bashkë me Kryetarin e Parlamentit të Kosovës z.Glauk Konjufca, biseduam me qytetarë, dëgjuam shqetësimet dhe vizionet e tyre për të ardhmen.
Bashkë, me përkushtim dhe punë, do ta ndërtojmë një të nesërme më të mirë për të gjithë! 500K ❤️”, ka shkruar Ndrejaj në FB.
#LVV118 #zefndrejaj45 #cepmëcep