Magbule Llumnica Motra Avni Llumnicës, pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për rastin e njohur si “Syri i Popullit”, tha se nuk janë tradhtarë dhe sa vëllai i saj ka ndihmuar Kosovën me miliona.
“Nuk jena tradhtar, nuk jena idiotë nuk jena çka na ka ngjit Hashim Thaçi e Kadri Veseli. E shoh katastrofë qysh njeri me u dënuar 10 vjet. Vëllai im ka dhënë miliona për këtë vend dhe kjo është katastrofë”.
“Serbia i ka dënuar 4 vjet po nuk na kanë ngjit. Ata ja kanë bërë se ata kanë ardhur këtu dhe kanë dëshmuar, prova për dhunim nuk ka pasur”.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, ndërkaq, Avni Lluminca sipas këtij vendimi është dënuar me 12 vjet burg, Sadri Rambaja me 5 vjet, Ragip Sallova 4 vjet, Bajrush Konjusha 3 vjet, Halim Halimi 3 vjet, Rexhep Topllana 2 vjet dhe Behxhet Lluzha 2 vjet