Petrit Hajdari, kandidat i PDK-së për deputet: “Fitorja është afër, e sigurt dhe e bukur për Kosovën”

Petrit Hajdari, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka marrë mbështetje të madhe gjatë një takimi në odën e familjes Baza në Terstenik. Pritja ishte masive dhe mbresëlënëse, me një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve.

Familja Baza, e njohur për kontributin kombëtar dhe identitetin e saj të palëkundur patriotik, ka qenë gjithmonë një adresë e rëndësishme e përpjekjeve shqiptare për liri dhe pavarësi. Hajdari u shpreh i emocionuar për këtë pritje, duke vlerësuar lart vlerat e kësaj familjeje.

Ai theksoi se në çdo takim të PDK-së, masiviteti i njerëzve ka qenë i jashtëzakonshëm, duke dëshmuar entuziazmin dhe përkushtimin qytetar për fitoren e Kosovës. Sipas tij, kjo është një shenjë e qartë se fitorja është afër, është e sigurt dhe e bukur për Kosovën.

✅ #PDK131
✅ #BedriHamzaKryeministër01
✅ #MemliKrasniqi02
✅ #PetritEHajdari51