Bashkim Mustafa, kandidat i PDK-së për Deputet: Pritje madhështore në Skënderaj, Prekaz të Epërm dhe Klinë të mesme

Bashkim Mustafa, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, ka shprehur mirënjohjen e tij për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e vazhdueshme nga qytetarët e Skënderajt, Prekazit të Epërm dhe Klinës së Mesme.

Në një mesazh optimist, Mustafa u tha qytetarëve se ka mbetur pak ditë deri në fitoren e tyre dhe i inkurajoi ata të vazhdojnë të mobilizohen dhe angazhohen për të arritur objektivat e përbashkëta. Ai theksoi se puna dhe përkushtimi i qytetarëve janë kyçe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Statusi i tij:

Si çdo natë edhe sonte, pritje madhështore në Skënderaj, Prekaz të Epërm dhe Klinë të Mesme.
Qytetarë të dashur kanë mbetur edhe pak ditë deri në fitorën tonë, andaj kërkojmë nga ju, që sikur çdoherë edhe tash e tutje të inkurajoni njëri – tjetrin për të mos u ndalur në angazhim dhe mobilizim! Faleminderit shumë!🩵🙏