Numri 51 në listën e PDK -së Petrit Hajdari i pandalshëm, siguron përkrahje edhe në Klinë

Në një ngjarje të mbajtur në Klinë, Petrit Hajdari, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, ka shpallur angazhimin e tij të palëkundur për të kontribuar në zhvillimin dhe përparimin e Kosovës. Ai theksoi se vendi ka potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara, duke u mbështetur në fuqinë e popullit të tij, që ka arritur të kalojë çdo sfidë gjatë historisë.

“Kosova mundet më mirë, sepse të gjithë ne mundemi më mirë për të. Fuqia jonë është populli që ka besim, vullnet dhe që e sheh të ardhmen me shpresë,” ka thënë Hajdari, i cili u rrethua nga miq, shokë dhe atdhetarë të shumtë që e mbështetën në këtë aktivitet.

Hajdari bëri thirrje për bashkim dhe veprim të përbashkët, duke shprehur besimin se Kosova mund të arrijë më shumë dhe se progresi është i mundshëm për çdo qytetar. Ai theksoi se me besim, vullnet dhe vizion, mund të realizohet një të ardhme më e ndritur për gjithë shqiptarët.

“Me besim, me vullnet dhe me vizion, bashkë drejt fitores!” u shpreh Hajdari, duke ftuar qytetarët e Kosovës të bashkohen për të krijuar një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.