Në një atmosferë entuziaste dhe plot energji, Lahi Brahimaj, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, së bashku me mijëra qytetarë të Klinës dhe rrethinës, ndau vizionin e tij për një Kosovë fituese. Ai theksoi angazhimin e tij për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës, duke nisur nga Klina, një komunë që meriton shumë më tepër.
“Klina meriton më shumë. Me planin tonë konkret për zhvillim dhe investime strategjike, do të sigurojmë që çdo familje klinase të ketë mundësi për një jetë më të mirë,” theksoi Brahimaj. Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional, një hap që do të garantojë sigurinë dhe prosperitetin për të gjithë qytetarët.
“Anëtarësimi i drejtpërdrejtë në NATO është garanci për sigurinë dhe prosperitetin që meritojnë qytetarët tanë,” shtoi ai.
Në fund, Lahi Brahimaj falënderoi qytetarët e Klinës për besimin dhe mbështetjen e pakursyer, duke premtuar angazhim të palodhur për një të ardhme më të ndritur për të gjithë.