Prof. Dr. Fadil Millaku kandidat për deputet me numrin 57 në listën e PDK- së, po pritet mirë nga qytetarët e Kosovës.
Millaku me vizionin dhe eksperiencën e tij, po përcjellë mesazhe të rëndësishme në çdo takim që po zhvillon.
Ai sot ishte në fshatin Ujmir dhe Gllarevë, ku ndihej fitorja e PDK – së.
Qindra qytetarë të këtyre dy lokaliteteve priten në dy takime të ndara Kryetarin Sokol Bashota dhe kandidatin për deputet nga Klina, Prof. Dr. Fadil Millakun.
Përkrahja për Bedri Hamzen -kryeministër dhe Fadil Millakun për deputet ishte kryefjala e qytetarëve të Ujmirit dhe Gllarevës.
Në këto dy takime elektorale morën pjesë edhe kandidatja për deputete, znj. Blerta Deliu-Kodra dhe z. Enver Hoxhaj.
#PDK131 #BedriHamza01 #FadilMillaku57