Mefail Bajqinovci, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, ka vizituar sot lagjen e tij, Kodrën e Trimave në Prishtinë, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti. Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të takojnë familjen Maqani dhe të bisedojnë me banorët e lagjes, të cilët shprehën mbështetje të fortë për Lëvizjen Vetëvendosje dhe angazhimin e saj për zhvillim të drejtë dhe të qëndrueshëm.
Bajqinovci theksoi energjinë dhe mobilizimin e madh që po tregohet në Kodrën e Trimave, duke shtuar se kjo tregon se qytetarët janë të gatshëm të mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai përshëndeti angazhimin e banorëve për punën e mirë dhe zhvillimin e lagjes, duke shprehur besimin se Kodra e Trimave do të vazhdojë të jetë një model i suksesit dhe përparimit.
“Bashkë drejt fitores! Kodra e Trimave është e vendosur të vazhdojë rrugën e punës dhe zhvillimit për qytetarët,” tha Bajqinovci.