Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Limanaj, ka kujtuar veprën dhe trashëgiminë e ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati, në 15-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
“Fadil Ferati nuk ishte thjesht një udhëheqës, por një vizion, një dritë udhërrëfyese për Istogun dhe Kosovën. Me urtësi dhe përkushtim, ai ndërtoi ura bashkimi, mbolli shpresë dhe shërbeu me nder,” u shpreh Limanaj.
Ai theksoi se vepra e Feratit do të mbetet e gjallë për brezat që vijnë.
“Lavdi jetës dhe trashëgimisë së tij!”, përfundoi Limanaj.