Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka publikuar fotografi nga tubimi i organizuar me gratë dhe vajzat.
“Gruaja e Lëvizjes e ka bërë Lëvizjen të gruas. Gruaja e GUXO-s, ka guxuar e guxon. Gruaja e Alternativës e ka zgjedhur alternativën”, ka thënë fillimisht ai.
Tutje, ai tha se është mirënjohës e falendërues për kontributin dhe rolin e grave dhe vajzave në progresin tonë si shoqëri dhe si shtet.