Alban Rraci: “Prizreni konfirmon fitoren tonë!”

Kandidati për deputet nga LDK, Alban Rraci, ka shprehur entuziazmin e tij pas një takimi me qytetarët e Prizrenit, duke e cilësuar këtë moment si një konfirmim të fitores së LDK-së më 9 shkurt.

“Me zemër dhe shpirt pranë njerëzve tanë të mrekullueshëm, sonte u sigurua një gjë: 9 shkurti do të jetë festa jonë! Bashkë do ta kthejmë shpresën, bashkë do ta rikthejmë fitoren!” – ka deklaruar Rraci.

Ai ka bërë thirrje për mobilizim maksimal, duke ftuar qytetarët të votojnë LDK-në dhe kandidatët e saj: Voto LDK 124✅, Voto Lumir Abdixhiku 1✅, Voto Shkëmb Manaj 29✅.