Bashkë me drejtorin e Administratës, Binak Syla, përfaqësues të OVL-UÇK-së në Klinë, mixhën Halil Krasniqi, familjarë të dëshmorëve, kryetari i Klinës, njëherit kandidati për deputet Zenun Elezaj sot kanë bërë homazhe të varrezat e dëshmorëve në kompleksin memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë, në përvjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Ilir Merturi, Vesel Avdylai dhe Naim Gashi.
“Dëshmorët e kombit janë themel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ne e kemi obligim qytetar, moral, kombëtar e institucional që t`i përkujtojmë e nderojmë për kontributin, heroizmin e sakrificën e dhënë për liri.
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri!”, shkruan Elezaj në FB.