Shkëmb Manaj kandidat për deputet me numrin 29 në listën e LDK – së, po vazhdon takimet me qytetarë në çdo pjesë të vendit.
Manaj me bashkëpartiakë realizuan sot disa vizita të rëndësishme në Gurrakoc.
Ky është postimi i Manajt në FB rreth vizitave:
Përherë mbetemi të përkushtuar për t’i mbështetur prodhuesit dhe afaristët tanë. Po ashtu, përkujdesja ndaj të moshuarve është prioritet i qeverisë sonë. Sot, së bashku me kolegët kandidatë për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, realizuam vizita në këto vende: Shtëpinë e të Moshuarve në Gurrakoc; në Distilerinë “Fron” me Ilir Rugovën; në Kompaninë “Liridona Home” me Besim Alushajn dhe vëllezërit Alushaj; në Punëtorinë e përpunimit të metaleve me Selajdin Bytyqin, i cili ka një traditë të gjatë familjare në këtë biznes.
Secili prej këtyre afaristëve është lider në sektorin e vet dhe përfaqëson patriotizmin modern të Republikës së Kosovës.
Organizimi i këtyre takimeve nga strukturat e Nëndegës së Istogut dëshmon më së miri përkushtimin e madh të tyre për të fituar bindshëm zgjedhjet e 9 shkurtit! Faleminderit nga zemra kryetarit të nëndegës, Driton Alihajdaraj, drejtoreshës së Mirëqenies Sociale, Merita Bytyqi, dhe asamblesistes Liridona Lajçi, që sot ishit bashkë me ne në këto takime të rëndësishme!
✅ Voto LDK 124
✅ Lumir Abdixhiku 1
✅ Shkëmb Manaj 29