Lahi Brahimaj: “Malisheva, aty ku historia dhe e ardhmja takohen”

Lahi Brahimaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka zhvilluar një takim të veçantë në Malishevë, një vend që për të mbart një domethënie të veçantë, si në histori ashtu edhe në aktualitet.

“Malisheva, ku historia dhe e ardhmja takohen, dikur ishte shtëpia ime e dytë, kur në cilësinë e anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm, pata nderin të njoh bashkëluftëtarë trima e guximtarë, krah për krah në istikamet e mbrojtjes së Atdheut,” deklaroi Brahimaj, duke rikujtuar përvojën e tij gjatë luftës.

Edhe sot, tha ai, u prit me të njëjtën ngrohtësi dhe vendosmëri nga banorët e Malishevës, të cilët përçuan mesazhin e tyre për një Kosovë të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar.

“Ju faleminderit nga zemra, sot e gjithmonë!” tha Brahimaj, duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe besimin që i dhanë bashkëvendasit.

Në fund, ai theksoi përkushtimin e tij dhe të AAK-së për një Kosovë Fituese, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen këtij vizioni:
1️⃣3️⃣7️⃣ Për Kosovën Fituese
1️⃣ Ramush Haradinaj
9️⃣0️⃣ Lahi Brahimaj