Gjeneral Rama pritet me entuziazëm nga Prizreni deri në Vushtrri : 9 shkurti do të na gjejë fitimtarë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), gjeneral Rrahman Rama, me numrin 7 në listën 131, vazhdoi sot fushatën e tij në Prizren dhe Vushtrri, duke u mirëpritur nga qytetarët dhe familjet në çdo takim.

Në lagjen Arbana të Prizrenit, Gjeneral Rama u prit nga familja Bytyqi, ku diskutoi për rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale.

Ai theksoi se, “kudo që po shkojmë, po gjejmë entuziazëm dhe dëshirë për fitore”.

“Takimet si ky po na forcojnë bindjen se 9 shkurti na gjen fitimtarë”, ka shtuar Rama

Gjeneral Rama vizitoi edhe fshatin Beçuk të Vushtrrisë ku banorët i shprehën mbështetje të madhe dhe përkushtim ndaj programit të PDK-së dhe udhëheqjes së Bedri Hamzës.

Në Vushtrri, kandidati për deputet realizoi një takim të mrekullueshëm me qytetarët e qendrës së qytetit, të cilët i ofruan mbështetje të madhe dhe vlerësuan qasjen e tij për çështjet e rëndësishme të qytetit dhe vendit.

“Çdo fshat i Vushtrrisë duke përfshirë edhe vet qytetin po mirëpresin planin e Bedri Hamzës”, shtoi Rama.

Ai tutje foli për rëndësinë e programit i cili adreson nevojat reale të qytetarëve dhe komuniteteve.