Lahi Brahimaj: “Së bashku po ndërtojmë një Kosovë të sigurt dhe të zhvilluar”

Lahi Brahimaj, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, ka deklaruar se vizioni i tij për një Kosovë të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar po gjen mbështetje të fuqishme te banorët e fshatrave të komunës së Gjakovës.

“Vizioni ynë për një Kosovë të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar gjeti mbështetje të fuqishme te banorët e fshatrave Osek, Skivjan, Planqor, Hereq, Dujakë, Dobrigje dhe Firajë të komunës së Gjakovës. Së bashku po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për gjeneratat që vijnë,” tha Brahimaj.

Ai ka theksuar rëndësinë e investimeve strategjike në zhvillimin rural dhe mbështetjen direkte për fermerët, duke premtuar që çdo fshat i Kosovës do të kthehet në një qendër prosperiteti dhe mundësish të barabarta.

“Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim drejt një Kosove Fituese!” shtoi Brahimaj, duke u zotuar për përkushtim të plotë ndaj qytetarëve dhe nevojave të tyre.

Në kuadër të fushatës “Kosova Fituese”, Brahimaj ka theksuar rëndësinë e programit të AAK-së, duke kërkuar votën e qytetarëve me numrat:
Ramush Haradinaj 1️⃣
Lahi Brahimaj 9️⃣0️⃣
Kosova Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣