Bajqinovci: Përkrahja për Lëvizjen Vetëvendosje po rritet çdo ditë, fitore me 9 shkurt!

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, tha se mbështetja për këtë subjekt politik po rritet çdo ditë.

Bajqinovci tha se thashethemet kinse Albin Kurti nuk po don me i fitu zgjedhjet, janë veç gënjeshtra.

Ai tha se mobilizimi i VV-së nuk ndalet dhe fitore me 9 shkurt.“Kur s’të ecën asnjë taktikë tjetër, e vetmja gjë që të mbetet është shpifja dhe përhapja e gënjeshtrave.E vërteta është e thjeshtë: Albin Kurti dhe ekipi i tij janë të përkushtuar maksimalisht për të vazhduar punën e mirë që po bëhet në Kosovë. Krejt municionet që i kanë harxhuar për të na goditur deri tash nuk dhezën, dhe s’do të dhezin as në të ardhmen, sepse qytetarët e dinë kush po punon për ta e kush me fjalë boshe” shkruan Bajqinovci.