Alban Rraci mirëpritet në Volljakë duke marrë mbështetjen e banorëve

LDK po vazhdon të jetë afër çdo qytetari. Kryetari i Degës së LDK-së në Klinë, Alban Rraci i cili është edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, po mirëpritet në secilin vend.

Ai sot ishte në Volljakë, ku zhvilluan një takim të veçantë me banorët e këtij fshati, të cilët me përkushtimin dhe entuziazmin e tyre dëshmuan edhe një herë mbështetjen e tyre të palëkundur për vizionin e tyre.

“Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të dëgjuar nevojat dhe shqetësimet e banorëve, si dhe për të ndarë programin tonë që reflekton angazhimin tonë për të ardhmen”, shkruan Rraci në FB.

#LDK124 ✅
#LumirAbdixhiku1 ✅
#AlbanRraci 38 ✅