Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjeneral Rrahman Rama, i cili mban numrin 7 në listën zgjedhore, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me qytetarët e Shipolit në Mitrovicë.
Gjatë këtij takimi, Rama ka dëgjuar me vëmendje shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve, duke diskutuar për sfidat me të cilat ata përballen.
“Kam takuar qytetarët e Shipolit në Mitrovicë, me të cilët patëm rastin të diskutojmë për gjërat që i preokupojnë. Edhe ata ishin të bindur se më mirë bëhet vetëm me Bedri Hamzën,” deklaroi gjeneral Rrahman Rama, duke ritheksuar mbështetjen e tij të fuqishme për kandidatin për kryeministër nga PDK.
Ai theksoi se përvoja, vizioni dhe vendosmëria e Bedri Hamzës janë çelësi për një qeverisje më të mirë dhe më të drejtë, duke nxitur optimizëm për të ardhmen e vendit.