Alban Rraci kandidat i LDK-së për deputet: Gjakova dëshmon fuqinë e bashkimit dhe vizionit për ndryshim

Në tokën e Gjakovës, aty ku historia dhe tradita ndërthuren me krenarinë kombëtare, u mbajt një tubim i jashtëzakonshëm që dëshmoi mbështetjen e qytetarëve për vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për deputet, Alban Rraci.

“Gjakova, me historinë e saj si një ndër qendrat më të rëndësishme të rezistencës dhe zhvillimit në Kosovë, tregoi se është gati të prijë drejt ndryshimit,” u shpreh Rraci, duke vlerësuar atmosferën e ngrohtë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që ndjeu nga qytetarët.

Ky qytet, i njohur si vatër e kulturës dhe përparimit, dëshmoi edhe një herë përkushtimin e tij ndaj parimeve të demokracisë dhe vizionit të LDK-së për të ardhmen e Kosovës.

Me mesazhe bashkimi dhe shprese, Alban Rraci falënderoi qytetarët dhe strukturat lokale për organizimin e këtij tubimi dhe për mbështetjen e tyre të palëkundur.

#LDK124 ✅
#LumirAbdixhiku1 ✅
#AlbanRraci38 ✅