Arben Limanaj kandidat i LDK-së për deputet: Gjakova i tha PO më shumë se kurrë më parë LDK-së

Me një atmosferë të jashtëzakonshme qytetarët e Gjakovës treguan mbështetjen e tyre të fuqishme për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për deputet, Arben Limanaj.

“Çfarë entuziazmi, çfarë atmosfere briliante! Fytyra që shkëlqejnë dhe brohoritje që i japin zë fitores,” u shpreh Limanaj pas një tubimi të suksesshëm.

Në fjalimin e tij, Limanaj theksoi rëndësinë historike të Gjakovës, duke kujtuar figurat e shquara dhe sakrificat e këtij qyteti. “Gjakova e martirëve dhe dëshmorëve. Gjakova e Fehmi Aganit, Mark Malotës dhe shumë heronjve e heroinave. Gjakova ngjyrë gjaku dhe lulja e Kosovës.”

Ai falënderoi qytetarët e Gjakovës për përkrahjen masive dhe strukturat e LDK-së dhe PSHDK-së për organizimin e këtij tubimi madhështor.

“Faleminderit, Gjakovë! Faleminderit LDK & PSHDK për këtë tubim madhështor! Rroftë Lidhja Demokratike!” përfundoi ai, duke shprehur optimizmin për suksesin e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

LDK – 124 ✅
Lumir Abdixhiku – 1 ✅
Arben Limanaj – 65 ✅