Prof. Ang. Dr. FRASHËR BRAHIMAJ, kandidati për deputet me numrin 108 në listën e AAK-së po vazhdon takimet me qytetarë.
Brahimaj së fundmi ishte në tubim zgjedhor në fshatin Rakosh, së bashku me kandidatët për deputet nga komuna e Istogut z. Bekë Berisha, z. Ukë Blakaj dhe znj. Gentiana Gashi-Pepaj.
Në këtë rast ata njoftuan banorët e kësaj ane me programin qeverisës katër vjeqar dhe vizionin e koalicionit për Kosovën Fituese.
“I falenderoj përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit për përkrahjen qe po na e dhënë, gjithashtu ftoj edhe banorët tjerë të kësaj ane që të na bashkëngjiten drejt fitores së madhe dhe vizionit të qartë për një shtet të sigurt dhe të zhvilluar ekonomikisht”, shkruan Brahimaj në FB.