Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, ka zhvilluar një takim entuziast me banorët e fshatit Irzniq në Deçan.
Irzniqi, i njohur për traditat e tij patriotike dhe kulturore, mirëpriti Manajn dhe ekipin e tij me një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve të përkushtuar ndaj vizionit të LDK-së.
Gjatë fjalës së tij, Manaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të banorëve të Irzniqit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të ardhmen e vendit. Ai theksoi se rruga drejt zhvillimit dhe progresit bëhet së bashku, duke i ftuar qytetarët të votojnë për LDK-në dhe kryeministrin Lumir Abdixhiku në zgjedhjet e ardhshme.
“Falemnderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme, Irzniq! Rrugën e bëjmë bashkë,” u shpreh Manaj, duke i inkurajuar qytetarët të votojnë për LDK-në me numrin 124, për Lumir Abdixhikun me numrin 1 dhe për Shkëmb Manajn me numrin 29.
Ky takim është pjesë e fushatës së LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ku synohet të forcohet mbështetja në rajonin e Deçanit dhe më gjerë.