Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Alban Rraci, ka zhvilluar një takim frymëzues në Vushtrri, ku u dëshmua përkushtimi i madh i qytetarëve për vizionin e partisë.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe entuziaste, Rraci e përshkroi Vushtrrinë si një vatër të traditës, kulturës dhe mbështetjes së pathyeshme për LDK-në. Ai vlerësoi angazhimin e banorëve, të cilët masivisht treguan besimin e tyre për një Kosovë të drejtë dhe të zhvilluar.
“Dega e Vushtrrisë, si një nga degët historike të LDK-së, vazhdon të jetë simbol i frymës rugoviane dhe bashkimit për të ardhmen. Qyteti që ka përqafuar idealet e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova sot e forcoi edhe më shumë këtë traditë,” tha Rraci.
Duke përmbyllur fjalën e tij, ai inkurajoi qytetarët të mbështesin ekipin e LDK-së për një të ardhme më të mirë:
#LDK124 ✅ – Lumir Abdixhiku 1 ✅ – Alban Rraci 38 ✅