Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka zhvilluar takime me banorët e disa fshatrave në Deçan, duke premtuar angazhim për ndryshime të domosdoshme në vend.
Brahimaj tha se çdo lagje dhe çdo fshat është zgjuar, duke kuptuar se koha për ndryshim ka ardhur. Ai takoi banorët e Ratishit të Ultë, Ratishit të Epërm, Maznikut, Dashinocit dhe Vranocit të Vogël, ku ndjeu të njëjtën dashuri për vendin dhe të njëjtat shqetësime për gjendjen aktuale.
“Sot, populli krenar që dikur luftoi për liri, kërkon siguri dhe zhvillim. Zëri i këtyre njerëzve punëtorë dhe atdhedashës është i qartë: Kosova meriton më shumë se kjo qeveri e dështuar që po na çon prapa çdo ditë,” tha Brahimaj.
Ai theksoi se përmes bashkëpunimit dhe përkushtimit të përbashkët do të ndërtohet një Kosovë fituese, ku qytetarët do të kenë siguri dhe prosperitet.
Në përmbyllje të fjalimit, Brahimaj i bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin vizionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës:
Kosova Fituese 137 – Ramush Haradinaj 1 – Lahi Brahimaj 90.