Rrahman Rama kandidat për deputet: “Bashkë, drejt një të ardhme më të mirë për Kosovën”

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, tashmë kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e Studimes.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama falënderoi qytetarët për mbështetjen e tyre dhe theksoi vizionin e tij për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

“Takim i ngrohtë sonte me banorët e Studimes që duan një të ardhme më të mirë për Kosovën. Faleminderit për mbështetjen! Bashkë, drejt një të ardhme #mamirë!”, shkroi ai, duke përmbyllur mesazhin me hashtagët e fushatës së tij: #Rr7 dhe #PDK131.

Fushata e tij pritet të tërheqë vëmendjen, pasi ai vjen në politikë me një përvojë të gjatë në shërbimin e vendit dhe një imazh të respektuar në skenën publike.