Në një status të publikuar me rastin e 19-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, kandidati i LDK-së për deputet, Alban Rraci, ka shprehur nderim dhe respekt të thellë për trashëgiminë e tij politike dhe kombëtare.
Rraci theksoi përkushtimin e Rugovës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe vizionin e tij të qartë për paqe dhe dialog. Ai vlerësoi rolin e liderit të parë të Kosovës si një udhëheqës që promovoi vlerat euro-atlantike dhe udhëhoqi vendin në momentet më sfiduese.
“Dr. Rugova mbetet simbol i unitetit dhe frymëzim për të gjithë ata që punojnë për një Kosovë të lirë dhe demokratike. Shteti ynë është trashëgimia e vizionit të tij,” deklaroi Rraci.
Në fund të mesazhit, ai nderoi kujtimin e përjetshëm të Presidentit Rugova, duke e cilësuar atë një ikonë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.