Mulaj: Rugova vazhdon të jetë simbol i qetësisë, urtësisë dhe vizionit të largpamës për Kosovën

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besim Mulaj, ka bërë homazhe prane varrit në kujtim e nderim të presidentit historik, Ibrahim Rugova në përvjetorin e ndarjes nga jeta.

Mulaj thotë se Rugova vazhdon të mbetet simbol i qetësisë, urtësisë dhe vizionit largpamës për Kosovën.

Tutje ai thekson se Kosova ka nevojë për qetësinë dhe vizionin e tij për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të ruajtuar paqen si vlerë supreme.

Postimi i plotë:

Sot, në përulje dhe nderim për Dr. Ibrahim RugovënSot, Lidhja Demokratike e Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit të saj, Dr. Lumir Abdixhiku, u përkul me respekt të thellë para varrit të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Në këtë përvjetor të 19-të të ndarjes së tij nga jeta, kujtojmë jo vetëm burrin e madh të kombit shqiptar, por edhe personalitetin që arriti të lërë gjurmë të pashlyeshme në historinë botërore.

Me përmasat e tij unike, Dr. Rugova vazhdon të jetë simbol i qetësisë, urtësisë dhe vizionit të largpamës për Kosovën. Edhe me vdekjen e tij, ai bëri që mbi 100 delegacione nga mbarë bota të bashkoheshin në tokën tonë për të nderuar një lider të veçantë, i cili u bë lajm në çdo anë të globit.
Filozofia politike e tij mbetet themelore për ndërtimin dhe ruajtjen e shtetit tonë. Dr. Rugova na mësoi se “Shtëpia pa miq nuk mbahet” – një mesazh që sot është më i rëndësishëm se kurrë më parë. Si komb, si shtet, ne kemi nevojë për mençurinë dhe qasjen e tij që lidhte zemrat e shqiptarëve me miqësinë ndërkombëtare.

Në këto momente të sfidave, angazhimi për të qenë të palëkundur në rrugën dhe filozofinë e tij është i domosdoshëm. Kosova ka nevojë për qetësinë dhe vizionin e tij për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të ruajtur paqen si vlerë supreme.

Dr. Ibrahim Rugova jeton përmes nesh, përmes vizionit që na la dhe përmes miqësisë që na mësoi ta kultivojmë. Lavdi përjetë këtij burri të madh të kombit tonë!#Rugova #lavdi #LDK