Thirrje për aplikim: AZHB hap periudhën për mbështetje në sektorin e blegtorisë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), ka hapur periudhën për aplikim për mbështetje financiare në sektorin e blegtorisë. Mbështetja do të realizohet përmes pagesave direkte të parashikuara në Programin e Pagesave Direkte 2024.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Kategoritë e pagesave përfshijnë:
• Pagesa direkte për qumësht/litër, bazuar në kategori cilësie;
• Pagesa direkte për therrjet e raportuara të gjedhit;
• Pagesa direkte për viçat për majmëri;
• Pagesa direkte për akuakulturë;
• Pagesa direkte për zogj për majmëri (brojlerët).

Afati për aplikim ka nisur më 15 janar 2025 dhe përfundon më 13 shkurt 2025, në orën 16:00.

Të gjithë të interesuarit mund të vizitojnë uebfaqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë për të mësuar më shumë rreth procedurave dhe dokumentacionit të nevojshëm për aplikim. Aplikimet pranohet në zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë në Klinë.

Kjo mbështetje synon të ndihmojë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të blegtorisë dhe përmirësimin e cilësisë së prodhimit bujqësor në vend.