Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Bashkim Mustafa, ka zhvilluar një sërë takimesh dhe bashkëbisedimesh me banorët e fshatrave të Tërstenikut, përfshirë Polluzhën, Kozhicën, Krasaliqin, Dashefcin dhe lagjen Kuqica.
Takimet ishin shumë frytdhënëse, ku qytetarët e këtyre fshatrave shprehën mbështetje të fuqishme për platformën e PDK-së dhe angazhimin e Bashkim Mustafës për zhvillimin e rajonit.
Ai theksoi se mbështetja e qytetarëve është ajo që do ta mundësojë realizimin e projekteve të zhvillimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për të gjithë.
“Fryma e mbështetjes që po marrim në këto takime është e jashtëzakonshme. Kudo që shkojmë, kemi përkrahje masive për platformën tonë,” – u shpreh Bashkim Mustafa.
Mustafa, i cili po garon me numrin 94, është angazhuar për t’u bërë zë i qytetarëve të Tërstenikut dhe për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës, në bashkëpunim me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën.