Teuta Mulaj- Kandidatja e Vetëvendosjes për deputete në Klinë, mbështetje e fuqishme nga banorët

Levizja Vetëvendosje në Klinë po gëzon mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët, duke e bërë fushatën e saj gjithnjë e më të fortë dhe me më shumë besim në ndryshimet që po sjell.

Kandidatja për deputete, Teuta Mulaj, është e angazhuar për të sjellë ndryshime reale dhe për të përfaqësuar interesat e qytetarëve të Klinës në Kuvendin e Kosovës.

Sot, Mulaj ka zhvilluar një takim të hapur me banorët e fshatrave të Klinës, duke filluar nga Caraviku, ku janë dëgjuar kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve. Më pas, aktivitetet kanë vijuar në fshatin Jashanicë dhe përfunduan në fshatin Shtupel, duke e bërë këtë fushatë të lëvizë nga cepi në cep të Klinës.

Teuta Mulaj, së bashku me ekipin e saj, ka përshëndetur angazhimin e qytetarëve dhe ka theksuar rëndësinë e dëgjimit të zërave të secilit komunitet.

“Bashkë ndërtojmë të ardhmen! Do të vazhdojmë të angazhohemi për t’u dhënë zë të gjithëve dhe për të realizuar projektet që përmirësojnë jetën e qytetarëve,” ka deklaruar ajo.

Fushata po e forcon gjithnjë e më shumë besimin në Teuta Mulajn, e cila është kandidatura e shprehur me numrin 94.