Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të mobilizohet fuqishëm për zgjedhjet e ardhshme, duke prezantuar kandidatë të rinj që gëzojnë mbështetje të gjerë në bazën elektorale.
Në Llapushnik, mbështetja për PDK-në është e dukshme, ndërsa Fadil Millaku është një nga figurat kyçe që synon ulësen e deputetit, duke përfaqësuar me krenari këtë zonë dhe promovuar vizionin e partisë me Bedri Hamzën si kandidat për Kryeministër.
Postimi i tij me sloganet “#PDK131”, “#fadilmillaku57” dhe “#adnanthaqi82” ka nxitur reagime pozitive dhe solidaritet nga mbështetësit e shumtë. Llapushniku, si bastion tradicional i PDK-së, pritet të luajë një rol të rëndësishëm në rezultatin zgjedhor.