Gllareva mirëpret tubimin e AAK-së: Mbështetje e fuqishme për zgjedhjet e ardhshme

Sot në fshatin Gllarevë, Komuna e Klinës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbajti një tubim madhështor në shkollën “Dëshmorët e qendrës”.

Pjesëmarrës ishin kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me kandidatët për deputetë Lahi Brahimaj, Haxhi Ibishi dhe Marqe Selmani, të cilët shpalosën vizionin e AAK-së për zhvillimin e vendit.

Kryetari i Klinës dhe kandidati për deputet Elezaj theksoi rëndësinë e bashkimit të qytetarëve rreth një platforme që garanton zhvillim ekonomik, drejtësi dhe mbrojtje të interesave kombëtare.

Kandidatët për deputetë falënderuan qytetarët për mbështetjen dhe premtuan angazhim të palodhshëm për t’i përfaqësuar denjësisht në Kuvendin e Kosovës.

Mbështetja e treguar në këtë tubim konsiderohet një shenjë e fortë e përkrahjes që AAK gëzon në Klinë dhe në gjithë rajonin.