Mefail Bajqinovci, kandidat i Vetëvendosjes për deputet: Prishtinasit të vendosur për fitoren e 9 shkurtit
Mefail Bajqinovci, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, ka zhvilluar sot një takim masiv me qindra qytetarë të lagjeve të ndryshme të Prishtinës, ku diskutohej për fitoren e radhës së Lëvizjes më 9 shkurt.
Gjatë fjalës së tij, Bajqinovci falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe entuziazmin që kanë treguar gjatë fushatës, duke theksuar se kjo përkrahje e jashtëzakonshme dëshmon besimin e qytetarëve në vizionin për ndryshimin dhe progresin e vendit.
“Mbështetja e madhe që po marrim është tregues i qartë i vullnetit për të vazhduar ndryshimin që kemi nisur. Prishtina është e vendosur për të fituar me Vetëvendosjen,” tha Bajqinovci.
Lëvizja Vetëvendosje, me programin e saj për zhvillim ekonomik, sundim të ligjit dhe mirëqenie qytetare, mbetet njëra nga alternativat kryesore për zgjedhjet e 9 shkurtit.
#Lëvizja118 ✅
#MefailBajqinovci48 ✅