Kandidati për deputet i AAK-së, Besim Mulaj, ka shprehur falenderime të shumta për mbështetje të jashtëzakonshme që mori nga qytetarët e Deçanit, Junikut dhe Lugut të Baranit në tubimet e organizuara nga LDK-ja.
Ai tha se ishte i nderuar dhe i entuziazmuar të shihte një fluks të madh njerëzish që u bashkuan për të dëgjuar programin e prezantuar nga lideri i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, duke vënë në dukje energjinë e jashtëzakonshme dhe besimin e fortë në vizionin e partisë.
Mulaj u shpreh se, siç janë qeverisur me sukses Peja dhe Juniku nga LDK-ja, ashtu do të ndodhë edhe me Deçanin dhe gjithë Kosovën. Ai e theksoi se sa më të mëdha të jenë tubimet, aq më të fuqishme do të jenë britmat e atyre që ndihen të kërcënuar nga fuqia e LDK-së.
Kandidati i AAK-së ka falenderuar Deçanin, Junikun dhe Lugun e Baranit për mbështetjen e jashtëzakonshme, duke shtuar se Bashkë po ndërtojnë të nesërmen dhe se pa besim nuk ka ndryshim.
Në fund, Mulaj ka përmendur thirrjen e LDK-së: “Bëhu Ndryshimi!” dhe ka theksuar se LDK-ja do të vazhdojë të punojë me dinjitet dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë të Kosovës.