Skënderaji ndriçoi nga entuziazmi për Partinë Demokratike të Kosovës.
Qytetarët e Skënderajt dëshmuan përkushtimin e tyre të palëkundur, duke shfaqur një atmosferë fitoreje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Përmes një statusi në Facebook, kandidati për deputet Bashkim Mustafa theksoi vizionin për përfaqësim të denjë dhe projekte që do të sjellin zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët e Drenicës dhe të gjithë Kosovës.
„ Sonte Skënderaji shndriste nga entuziazmi i paparë i qytetarëve për PDK-në dhe kryeministrin Bedri Hamza.
Kudo në Drenicë dhe Kosovë ndihet fryma e fitorës së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurit. Faleminderit Skënderaj për këtë mbrëmje spektakolare!”, shkroi ai.
Mbështetja masive për kandidaturën e tij dhe për PDK-në është një dëshmi e qartë e besimit që qytetarët kanë në udhëheqjen e Bedri Hamzës si Kryeministër dhe ekipin e tij të kandidatëve të përkushtuar.