Fadil Millaku dhe Sokol Bashota marrin mbështetje të fuqishme në Jashanicë – PDK drejt fitores më 9 shkurt

Tubimi madhështor i mbajtur në Bashkësinë Lokale të Jashanicës konfirmoi edhe një herë përkushtimin e qytetarëve të Klinës për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet e 9 shkurtit.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Kandidati për deputet, prof. dr. Fadil Millaku, dhe kryetari i degës së PDK-së në Klinë, z. Sokol Bashota, morën një pritje entuziaste nga banorët e Jashanicës dhe fshatrave përreth – Resnik, Dush, Gjurgjevik i Madh dhe Pograxhë – të cilët dëshmuan mbështetjen e tyre të palëkundur për PDK-në.

Gjatë fjalës së tij, prof. dr. Fadil Millaku theksoi angazhimin për një përfaqësim të denjë në Kuvend dhe për realizimin e projekteve që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Klinës dhe më gjerë. Ndërkaq, z. Sokol Bashota vlerësoi përkushtimin e madh të strukturave dhe simpatizantëve të PDK-së, duke theksuar se Jashanica ka qenë dhe do të mbetet një bastion i fuqishëm i partisë.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kryetari i PDK-së, z. Memli Krasniqi, kandidati Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, si dhe prof. dr. Hyzer Rizani nga Lipjani. Banorët e shumtë që mbushën ambientet e shkollës e bënë të qartë përkushtimin për të siguruar një fitore të madhe të PDK-së dhe për ta çuar përpara vizionin e udhëheqësve të saj për të ardhmen e Kosovës.