Bashkim Mustafa, kandidat i PDK-së për deputet: Mobilizim masiv në Drenicë

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e ardhshme, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bashkim Mustafa, ka zhvilluar takime të suksesshme në Turiqec dhe Kopiliq i Epërm, në zemër të Drenicës.

Takimet u karakterizuan nga një organizim i përkryer dhe pjesëmarrje masive të qytetarëve, të cilët shprehën përkrahjen e tyre të palëkundur për PDK-në dhe kandidatin Mustafa. Atmosfera frymëzuese dhe entuziazmi i të pranishmëve përforcojnë besimin në një mbështetje të gjerë për programin dhe vizionin politik të liderit Bedri Hamza.

Ky mobilizim i fuqishëm, që përfshin energjinë rinore dhe përvojën e strukturave tradicionale të partisë, premton rezultate të mëdha në zgjedhje, duke reflektuar qëndrueshmëri dhe përkushtim për ndryshime pozitive në vend.

Drenica edhe një herë dëshmoi se është bastion i PDK-së, ndërsa platforma e Bedri Hamzës, në kombinim me kandidatë të përkushtuar si Bashkim Mustafa, ofron një bazë të fortë për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës.