Fadil Nura për kandidatin Bashkim Mustafa: “Një vlerë e shtuar për Parlamentin e Kosovës”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidaturën e Prof. Dr. Bashkim Mustafës si deputet për zgjedhjet e ardhshme, duke vlerësuar lart përvojën dhe ekspertizën e tij të pasur në fushën e ekonomisë dhe financave publike.

“Prof. Dr. Bashkim Mustafa është një nga ekspertët më të shquar në ekonominë dhe financat publike, mendjemprehtë dhe i dalluar në profesionin e tij, me arritje akademike që janë rezultat i një pune të palodhur në hulumtime shkencore të publikuara ndërkombëtarisht. Është kënaqësi çdo diskutim me të mbi çështjet ekonomike. Kandidimi i tij për deputet është padyshim një vlerë e shtuar për Parlamentin e Kosovës.”

Kandidatura e Prof. Dr. Bashkim Mustafës përfaqëson një përkushtim ndaj politikave të qëndrueshme ekonomike dhe një vizion të qartë për përmirësimin e zhvillimit ekonomik të vendit, duke sjellë në Kuvend përvojën dhe njohuritë e tij të gjera akademike dhe profesionale.