Lahi Brahimaj: “Plagët e Reçakut rrjedhin gjak në zemrën e çdo shqiptari”

Në përkujtim të masakrës së Reçakut, një prej ngjarjeve më tragjike të historisë së Kosovës, Lahi Brahimaj, kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shprehur nderimet dhe dhimbjen e tij të thellë për viktimat e pafajshme që humbën jetën në janarin e vitit 1999.

“Plagët e Reçakut rrjedhin gjak në zemrën e çdo shqiptari. Secila jetë e pafajshme e humbur është arsye pse drejtësia nuk duhet të hesht kurrë. Lavdi të rënëve për liri!” – ka deklaruar Brahimaj.

Masakra e Reçakut mbetet një simbol i qëndresës dhe i vuajtjeve të popullit shqiptar të Kosovës, ndërsa kërkesa për drejtësi mbetet ende e hapur, duke përkujtuar sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Kandidatura e Lahi Brahimajt për deputet vjen në kuadër të përkushtimit të tij për të avancuar çështjet e drejtësisë, të mbrojtjes së vlerave kombëtare dhe të ndërtimit të një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.