LDK sot hap fushatën zgjedhore në Klinë: Thirrje për pjesëmarrje në ngjarjen zyrtare

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot do të nisë zyrtarisht fushatën për Zgjedhjet e Përgjithshme të 9 shkurtit.

Ngjarja e veçantë do të mbahet sot (15 janar)në sallën Jehona e Dukagjinit në Klinë, duke filluar nga ora 18:00.

Në këtë aktivitet madhështor do të marrë pjesë kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, i cili do të paraqesë programin politik dhe vizionin e ri për të ardhmen e Republikës së Kosovës.

Gjatë ngjarjes, do të prezantohen edhe kandidatët për deputetë të Degës së LDK-së në Klinë.

Me moton për një ndryshim të domosdoshëm dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, LDK fton qytetarët e Klinës dhe përtej të bashkohen dhe të bëhen pjesë aktive e këtij momenti historik për demokracinë dhe zhvillimin e vendit.

Kandidatët e Degës së LDK-së në Klinë për Zgjedhjet e 9 shkurtit:
• Alban Rraci – Nr. 38
• Arben Limanaj – Nr. 65