Futbollisti shqiptar, Arijon Ibrahimovic u largua nga Bayern Munchen dhe u transferua në formë huazimi te skuadra nga Italia, Lazio.
Gjatë intervistës së parë për faqen zyrtare të klubit nga Serie A, Ibrahimovici shqiptar tha se njeh disa lojtarë, veçanërisht Elseid Hysajn, shkruan Indeksonline
“Kam njohur disa nga lojtarët e Lazios, veçanërisht Elseid Hysajn, për shkak të prejardhjes sonë të përbashkët”, u shpreh Ibrahimovic.
Kujtojmë që Arijoni u huazua për gjashtë muaj te Lazio, por kjo e fundit ka të drejt të blejë kartonin e plotë në fund të sezonit për 8 apo 10 milionë euro.
Ibrahimovic e njeh shumë mirë ligën italiane, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Frosinones./Indeksonline/