Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Limanaj, ka theksuar mbështetjen e fuqishme dhe entuziazmin e madh që po vërehet për partinë e tij gjatë fushatës zgjedhore.
“Po shihet një angazhim i bukur i madh dhe mbështetje e fuqishme për LDK-në. Kryetari Lumir Abdixhiku, me përkushtimin dhe angazhimin e tij maksimal, po dëshmon se vizioni i ri i LDK-së pritet jashtëzakonisht mirë, dhe këtë e konfirmon pjesëmarrja masive në tubimet tona,” tha Limanaj.
Duke folur për përvojën e tij të gjatë dhe kontributin në nivele të ndryshme lokale, Limanaj vuri në dukje përkushtimin e tij për të shërbyer qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale.
Ai gjithashtu ndau mendime për programin e LDK-së, duke u ndalur te prioritetet për zhvillim të qëndrueshëm, investime në arsim dhe përmirësimin e shërbimeve publike.
Për më shumë detaje dhe angazhimet konkrete, Limanaj fton qytetarët të ndjekin intervistën e tij.