Deputeti dhe kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka marrë një përkrahje të madhe nga banorët e Mramorit të Prishtinës.
Gjatë një takimi entuziast me qytetarët, Bajqinovci, i cili mban numrin 48 në listën zgjedhore, theksoi mobilizimin e fuqishëm të kësaj zone për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
“Sonte ishim në takim me banorët e Mramorit, të cilët janë të mobilizuar dhe të vendosur për fitoren e radhës të Lëvizjes Vetëvendosje më 9 shkurt,” deklaroi Bajqinovci, duke shprehur falënderime për mbështetjen e jashtëzakonshme që po merr nga qytetarët e Prishtinës dhe më gjerë.
Ai shtoi se platforma e Vetëvendosjes, e bazuar në zhvillim, drejtësi dhe barazi, është zgjidhja më e mirë për të ardhmen e Kosovës. Me bindjen se mobilizimi do të sjellë një fitore të fuqishme, Bajqinovci dhe ekipi i tij po intensifikojnë kontaktet me votuesit për të përçuar mesazhin e ndryshimit dhe përparimit.