“Rrahman Rama mbush sallën në Mitrovicë: 220 qytetarë për 7-shin!”

Në një nga takimet më mbresëlënëse të kësaj fushate, kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, u mirëprit nga mbi 220 qytetarë në sallën e Teatrit të Mitrovicës. Ajo që e bëri këtë takim të veçantë ishte fakti se nuk ishte një tubim partie, por një ngjarje e organizuar vetëm për kandidatin me numrin 7, që ka fituar përkrahjen e madhe të qytetarëve.

“Sonte u emocionova me gjithë këtë përkrahje që mora në Mitrovicë. E gjithë salla e Teatrit u mbush për ta treguar mbështetjen për kandidaturën time,” deklaroi Rama, teksa shprehu mirënjohje për çdo qytetar që ishte pjesë e këtij momenti të rëndësishëm.

Pjesëmarrja e lartë dhe entuziazmi i të pranishmëve treguan përkrahjen e fuqishme për vizionin dhe prioritetet e Rrahman Ramës, duke e bërë Mitrovicën një prej pikave kyçe të fushatës së tij.#Rr7
#PDK131