Vrasja e Liridona Ademajt/ Nesër ngrihet aktakuza, prezent do të jetë edhe vëllai i viktimës

Në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, nesër do të ngrihet aktakuzë mbi vrasjen e Liridona Ademajt.

Konferenca është ftuar të fillojë në ora 10:00, teksa pritet të zbardhet aktakuza që do të ngrihet ndaj të dyshuarve, raporton IndeksOnline.

Lidhur me konferencën e Prokurorisë ka reaguar vëllai i viktimës, Leonardi, i cili njoftoi se do të jetë prezent në këtë ngjarje

Kujtojmë se Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të 2023-tës, në Prishtinë.

Vrasja e saj dyshohet të jetë inskenuar nga bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.