Lahi Brahimaj: Do të jem zëri i kategorive të lirisë në Kuvend

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka zhvilluar një vizitë në Viti, ku është pritur në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës nga kryetari Idriz Quni dhe shumë bashkëluftëtarë.

Brahimaj ka theksuar rëndësinë e lidhjes së përhershme mes bashkëluftëtarëve, të cilët i bashkojnë ditët e lavdisë së luftës për liri. Gjatë takimit, ai u zotua për angazhimin e tij të pandërprerë në përkrahje të kategorive të lirisë, duke premtuar se do të jetë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.

“Ditët e lavdisë na mbajnë të bashkuar përjetësisht. Në bashkëbisedim me kryetarin dhe bashkëluftëtarët e mi, premtova përkushtim të plotë dhe angazhim të vazhdueshëm për të mbrojtur dhe përfaqësuar interesat e kategorive të lirisë,” tha Brahimaj.