Teuta Mulaj: Cep më cep, me punë e përkushtim, Klinës i sjellim ndryshimin

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Teuta Mulaj, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ka vizituar sot biznesin e suksesshëm të vëllezërve Raci në Klinë.

Ajo e vlerësoi këtë biznes si një shembull frymëzues që përfaqëson potencialin dhe forcën e zhvillimit ekonomik lokal.

“Bizneset e tilla janë shtylla e zhvillimit lokal dhe dëshmia e punës së palodhshme që i jep formë të ardhmes sonë,” tha Mulaj, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për ndërmarrësit dhe iniciativat që nxisin rritjen ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Në mesazhin e saj për zgjedhjet e ardhshme, ajo përsëriti përkushtimin për të sjellë ndryshim me përpjekje të pandalshme: “Cep më cep, me punë dhe përkushtim, Klinës i sjellim ndryshimin!”