Xhafer Tahiri nga Vushtrria: Ndryshimi po vjen, qytetarët po kërkojnë një të ardhme më të mirë

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, ka vazhduar takimet me qytetarët e Vushtrrisë, duke u ndalur në lagjen pranë stacionit të vjetër të autobusëve. Ai theksoi se ky model takimesh “derë më derë” është mënyra më e mirë për të dëgjuar dhe përfaqësuar zërin e qytetarëve.

“Ndryshimi po vjen sepse këtë ndryshim po e kërkojnë qytetarët tanë,” tha Tahiri, duke shprehur besimin në fitoren e LDK-së dhe në një përfaqësim më të fortë në Kuvend. “Ka puls, ka entuziazëm!” shtoi ai, duke nënvizuar atmosferën pozitive të takimeve.

LDK po vazhdon fushatën energjike me mesazhin e saj për zhvillim dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve, ndërsa Xhafer Tahiri fton mbështetësit të bashkohen në rrugën drejt ndryshimit.