Mefail Bajqinovci viziton tregun e Prishtinës: “Gjendja aktuale kërkon zgjidhje të menjëhershme”

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka vizituar sot tregun e Prishtinës, ku zhvilloi takime me tregtarët për të dëgjuar shqetësimet dhe sfidat me të cilat ata përballen çdo ditë. Në një postim në rrjetet sociale, ai e cilësoi këtë vizitë si një mundësi për të diskutuar nga afër mbi problemet reale të ekonomisë lokale.

“Fatkeqësisht, gjendja aktuale lë shumë për të dëshiruar. Nga mbeturinat që mbulojnë hapësirën e tregut, te kushtet e rënda të punës, këto janë probleme që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme,” tha Bajqinovci, duke theksuar nevojën urgjente për një treg më të organizuar dhe më të pastër.

Gjatë bisedës me tregtarët, ai ndau ide për zgjidhje konkrete dhe hapat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar kushtet e punës. Ai premtoi se si përfaqësues i qytetarëve do të angazhohet me përkushtim për zbatimin e politikave që mbështesin zhvillimin e ekonomisë lokale dhe rritjen e mirëqenies për punëtorët.

Duke i qëndruar besnik vizionit të Vetëvendosjes, Bajqinovci përfundoi mesazhin e tij me angazhimin për të çuar përpara ndryshimin që qytetarët presin. Mbështetësit e tij janë ftuar të bëhen pjesë e Levizja 118 dhe të votojnë për Mefail Bajqinovci, numri 48, në zgjedhjet e ardhshme.